Ndihmoi autorin pasi dhunoi punonjësen e OSHEE, arrestohet 30-vjeçari

Policia e Tiranës ka vënë në pranga Spartak Carën, pasi ndihmoi të largohej nga vendi i ngjarjes, Jurgen Stafën pas një incidenti të ndodhur në lokalin e tij.

30-vjeçari u arrestua nën akuzën për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Moskallëzim krimi”. Nga hetimet ka rezultuar se ky shtetas ka ndihmuar autorin e ngjarjes, të largohej nga vendi i ngjarjes.

38-vjeçar, Spartak Cara një ditë më parë ka goditur me sende të forta për shkak të detyrës një 37-vjeçare me iniciale R. H., punonjëse e OSHEE-s.

NJOFTIMI I POLICISE: 

Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë ligjor të rastit, ku u dëmtua me sende të forta punonjësia e Oshee-së.

Identitikohet, kapet, dhe vihet në pranga, një 28-vjeçar, i cili ka ndihmuar 30-vjeçarin J. S(i arrestuar mbrëmjen e djeshme), që të largonte autorin e ngjarjes, nga vendi i ngjarjes.

Vijojnë kontrollet e pandërprera për kapjen e autorit të ngjarjes 38-vjeçarit S. C.

Në vijim të punës intensive hetimore me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, në rrugën “Artan Lenja”, ku mbeti e dëmtuar me sende të forta punonjësja e Oshee-s, është bërë e mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit L. M., 28 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas ka ndihmuar shtetasin J. S, 30 vjeç(i arrestuar mbremjen e djeshme), që të largonte nga vendi i ngjarjes, autorin shtetasin S. C.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.