“Ndihem robotike”- Bëri seks me 100 meshkuj brenda ditës, modelja e “Only Fans” rrëfen mes lotësh: Ndodh vetëm një herë në jetë

Një modele e Only Fans, e cila fjeti me 100 meshkuj në një ditë të vetme, ka shpërthyer ne lot pasi ka treguar eksperiencën e kësaj inisiative.

Lily Philips ua kërkoi këtë gjë burrave për të krijuar një përmbajtje në faqen për të rritur.

Ajo tregoi përvojën e saj në dokumentarin Good Squad Productions në YouTube.

Ndonëse gjatë intervistës modelja e kishte portretizuar rrëfimin e saj në një sferë pozitive, u zbuluan edhe prapaskenat e saj.

Duke qarë Lily i kishte thënë moderatorit se “Ai që bëj unë nuk është një seks normal” teksa ka shtuar se: “Në kokën time mund të mendoj për pesë, gjashtë, 10 djem që mbaj mend. Dhe kaq. Nëse nuk do të kisha videot, nuk do ta dija që do të kisha bërë njëqind.”

23-vjeçarja po ashtu ka theksuar se ndihej “robotike” gjatë aktit, dhe ndihej në faj pasi nuk po u jepte të gjithë burrave përvojën që ata dëshironin.

“Unë mendoj se kur u keni premtuar diçka njerëzve që ju mbështesin, është disi e vështirë t’i zhgënjeni,” tha ajo mes lotësh, shkruan Daily Mail.

Lily gjithashtu dha edhe një mesazh për vajzat e reja të cilat duan të ndjekin rrugën e saj teksa u shpreh se kjo nuk është një sfidë për vajzat e dobta (emocionalisht).

“Nuk është për vajzat e dobëta, të jem e sinqertë. Ishte e vështirë. Nuk e di nëse do ta rekomandoja. Është një ndjenjë ndryshe. Ndodh vetëm një herë në jetë, ndihesh e lodhur”, tha ajo.