Ndeshja Serbi-Shqipëri/ Jenisheri i dërgon letër Sylvinhos: Më lejoni t’iu ndihmoj të fitoni

Ish-deputeti Selami Jenisheri, i njohur si një personazh memesh në rrjet, i ka drejtuar një letër trajnerit të kombëtares shqiptare Sylvinho ku duket se ka një kërkesë për këtë të fundit. Jenisheri  i këkon që ta ndihmojnë për fitoren duke pretenduar se ai disponon një lloj stërvitje  në nivel më të lartë se ajo e FIFA-s,  për me i aftësuar futbollistët teknikisht.

Ndërsa shkruan se nëse njihet kërkesa ndeshja sigurisht do te fitohet me rezultat te mirë nga Shqiperia.

Letra e plotë:

Une jam Selami Jenishehri Deputet i Kuvendit te Shqiperise i legjislacionit te IX te Republikes se Shqiperise dhe trainer futbolli (ish keshilltar 1 trajneritte ekipit kombetar te Shqiperise. Ngaqe kisha nxjerre nje lloj stervitje per me aftesue futbollistat teknikisht e qe me porosi te FSH.F u eksperimentua dhe doli qe ishte ne nivel shume me te larte se ajo qe publikonte FIFA dhe qe e dini Juve.

Meqenese ndeshja me Serbine eshte e nje rendesie dhe politike e nje rendesie te vecante dhe futbollistet shqiptare qe ju keni ne dispozicion nuk kane si ta dijne, po ju lutem te me jepni mundesine te ju a ve ne dispozicion futbollisteve (sidomos sulmues, por jo vetem) qe te bej qe 100% ndeshjen ta fitojme me Serbine.

E kuptoj veshtiresine Tuaj qe ta besoni, por eshte nje e vertete e madhe, qe do ta shohesh vete per 3-4 dite futbollistet e fitojne ate shprehi per ta ekzekutuar ne loje.

Me shprese se keni deshiren Tuaj te padiskutueshme per ta fituar ndeshjen Shqiperi – Serbi do te plotesoni kerkesen time qe futbollistet te njihen me kete progress, e ndeshja sigurisht te fitohet me rezultat te mirë nga Shqiperia