Ndeshja e Kupës ndaj Napolit, Lazio rikthen Elseid Hysaj në skuadër

Dritë në fund të tunelit për Elseid Hysaj.

Pas një fillim-sezoni ku mbeti jashtë planeve të klubit, mbrojtësi shqiptar duket se do të jap sërish kontributin për klubin kryeqytetas. Sipas gjasave, 30-vjeçari mund të ketë disa minuta në ndeshjen e Kupës së Italisë ndaj Napolit. Ka qënë trajneri Marko Baroni ai që e ka konfirmuar diçka të tillë, kjo falë edhe gatishmërisë së Hysaj për të qënë në dispozicion të skuadrës.

“Nesër janë të gjithë që mund të përdoren, edhe Hysaj, Akpa dhe Basiç. I cilësoj si lojtarë që merren në konsideratë, për respektin si dhe për mënyrën se si janë sjellë në këto javë edhe pse nuk mund të luanin në kampionat apo Europë. Për të gjithë të tjerët duhet të bëj vlerësime. Ne nuk kemi linja të dyta dhe kush shkon në fushë për mua është gjithmonë thelbësor”, tha Baroni para mediave sot.

Klubi i Serie A e la jashtë ekipit për shkak të pagës së lartë dhe kërkesës për largim, gjë që nuk u konsiderua nga mbrojtësi 30-vjeçar.

Me vetëm nëntë minuta në dy ndeshjet e Serie A këtë sezon, shkodrani ka qënë pjesë e Kombëtares për ndeshjet e Ligës së Kombeve. Hysaj nuk diskutohet për cilësitë në fushë dhe dhomat e zhveshjes, teksa kjo përfshirje e tij në urdhërat e teknikut Sylvinho, ka bindur edhe Baroni për t’i ofruar një mundësi të tregojë cilësitë e tij edhe me klubin.