Ndërtimi i resortit luksoz në tokat e tyre, banorët e Rrjollit letër institucioneve vendase dhe të huaja: Bojkotojmë zgjedhjet nëse …

Punimet për ndërtimin e resortit turistik kanë tensionuar banorët në Rrjoll të Velipojës.

60 familje kërkojnë ndaljen e punimeve, ndërsa kjo nuk është hera e parë që ata protestojnë. Përshkallëzimi i protestës së tyre do të bëhet dhe me 11 maj.

Banorët e Rrjollit paralajmëruan se nuk do të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare nëse nuk do të  shkojë një përfaqësues i pushtetit lokal ose qëndror për bisedime. Kërkesën, ata ia kanë dërguar qeverisë, avokatit të popullit, ambasadës amerikane, si dhe organizatave ndërkombëtare në vendin tonë dhe KQZ.

Janë 95 mijë metër katrorë tokë në breg të detit në zonën e Rrjollit në Velipojë e cila sipas banorëve është pronë e tyre  që nga viti 1936. Prona ngjitur me brezin rënor, ka një gjatësi prej 4 kilometrash.