Ndërthurja e politikës me trafikun e kokainës dhe ndikimi i Mafias! Avokatia Alesia Balliu publikon librin “White Leviathan”

Alesia Balliu është një emër i dëgjuar në fushën e drejtësisë, po edhe në atë të medias, duke qenë se ka qenë shpesh prezente me trajtimin e tematikave të caktuara dhe publikimin e opinioneve të ndryshme në mediat e shkruara.

Tani ajo e ka shtrirë pasionin e saj për drejtësinë përtej ushtrimit të profesionit dhe publikimit të shkrimeve dhe opinioneve, duke botuar librin e saj të radhës, “White Leviathan”, ku hulumton ndërthurrjen komplekse të kokainës, politikës shqiptare dhe rrjetave ndërkombëtare të trafikut të drogave, ndikimin e rrezikshëm të Mafias së Kokainës në politikën shqiptare dhe hedh dritë mbi raste të rëndësishme të ndërveprimit mes figurave të njohura politike dhe rrjeteve të trafikut të drogave.

STATUSI I ALESIA BALLIU:

Te dashur miq! Prej kohësh, kam punuar dhe finalizuar librin “ Ëhite Leviathan”, botuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikes me shtepine botuese NOVA.’

Ky libër hulumton ndërthurrjen komplekse të kokainës, politikës shqiptare dhe rrjetave ndërkombëtare të trafikut të drogave, ndikimin e rrezikshëm të Mafias së Kokainës në politikën shqiptare dhe hedh dritë mbi raste të rëndësishme të ndërveprimit mes figurave të njohura politike dhe rrjeteve të trafikut të drogave.

Roli i Dubait, si tender financiar për larjen e parave në tregtinë shqiptare të drogave, ze nje vend te plote prandaj dhe UNE, ju ftoj ta lexoni dhe te kuptoni kete rrjet shume aktual ne kohet e sotme

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Alesia Balliu (@alesiaballiuu)