Ndërron jetë në SHBA, Fetullah Gulen, kundërshtari i presidentit Erdogan

Kleriku mysliman turk, Fethullah Gulen, për të cilin Ankaraja thotë se ishte pas një grusht shteti të dështuar të vitit 2016, ka vdekur në Shtetet e Bashkuara.

Sipas mediave të lidhura me FETO, thuhet se ai ka vdekur në Pensilvani. Gulen, i cili ka jetuar në SHBA prej vitesh, dyshohet se vdiq pasi u shtrua në një spital në moshën 83-vjeçare.

Shëndeti i Fetullah Gulen u përkeqësua shumë së fundmi, pasi përveç veshkave dhe diabetit, ai raportohet se kishte edhe demencë.

Gylen ndërtoi një lëvizje të fuqishme islamike në Turqi dhe më gjerë, por i kaloi vitet e tij të mëvonshme i akuzuar për orkestrimin e një tentative grusht shteti kundër liderit turk Tajip Erdogan, akuza të cilat ai i mohoi.

Në Turqi organizata Fetullah (FETO konsiderohet organizatë terroriste. Grupi që qëndron pas grushtit të shtetit të dështuar të 2016-ës në Turqi, dhe lideri i saj me bazë në SHBA, Fethullah Gulen, u pa për herë të fundit më 12 tetor 2024 në një makinë duke lënë shtëpinë e tij, pasi u largua nga ferma e tij në Pensilvani, ku jetonte që nga viti 1999 në Saylorsburg në Shtetet e Bashkuara.