Balerini i njohur me origjinë shqiptare, Kledi Kadiu, ka pushtuar mediat, pasi një lajm për vdekjen e tij u publikua nga portalet italiane.
Në fakt ky është një lajm i rremë pasi ka qënë vetë balerini ai që ka reaguar përmes një postimi në “Instastory”.
“Lamtumirë Kledi Kadiu, balerini i Amicit largohet shumë shpejt: iku! Ata u përpoqën të bënin çdo gjë”, është titulli që një media në Itali i ka vendosur artikullit të vet.
Teksa Kadiu ka publikuar këtë në “Instastory”, krahas shkruan:
“Më tregoni se kur do të bëhet funerali, kështu që të kaloj për të bërë një përshëndetje të fundit”.
Kjo nuk është hera e parë që mediat në Itali e kanë bërë të vdekur balerinin e njohur. Në maj të vitit 2023 qarkulluan në rrjet lajmet se ai kishte ndërruar jetë.