Ndërron jetë gruaja e ish-deputetit Rrahman Rraja pas një lufte të gjatë me sëmundjen

Gruaja e ish-deputetit Rrahman Rraja ka ndërruar jetë ditën e hënë në Itali, pas një periudhe të gjatë luftëje me një sëmundje të rëndë. Ajo ka ndërruar jetë në moshën 55-vjeçare, ndërkohë që për disa kohë ka marrë trajtim mjekësor në Itali.

Sëmundja e mundi dhe la pas katër fëmijë: tre vajza dhe një djalë, të cilët po përballen me humbjen e dhimbshme të nënës së tyre. Familja e ish-deputetit ka hapur dyert e mortit për të pritur trupin e të ndjerës, e cila do të përcillet për në banesën e fundit ditën e martë.

Ky është një moment i vështirë për familjen Rraja, që po kalon nëpërmjet një dhimbjeje të thellë dhe humbjeje të madhe.