Ndërron jetë efektivi i burgut të Burrelit që u vetëplagos me armën e shërbimit

Efektivi i burgut të Burrelit, Sinan Kazhani, ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës në Tiranë, pasi nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra nga vetëplagosja me armën e shërbimit.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e 26 shkurtit, rreth orës 07:00, kur 54-vjeçari tentoi t’i jepte fund jetës duke qëlluar veten me armë zjarri. Ai u transportua në gjendje të rëndë për ndihmë mjekësore, por pas katër ditësh luftë për jetën, ndërroi jetë në spital.

Ende nuk dihen arsyet që e çuan Kazhanin drejt këtij veprimi, ndërsa autoritetet po hetojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.