Ndërron jetë Artan Lame, rrëqeth nëna e tij: Ky moment i mallkuar erdhi dhe më shoi atë shpresë, më premtoi që do kthehej…
- 23 May, 2025
Diana Lame, nëna e ish kreut të Kadastrës Artan Lame, ka konfirmuar këtë të premte lajmin se ai ka ndërruar jetë.
Lame ndodhej në gjendje shumë të rëndë shëndetësore dhe mbahej në jetë me aperatura në një spital në Mynih të Gjermanisë por zemra i pushoi së rrahuri mesditën ditës së sotme. Me fjalë të ndjera lajmin e hidhur e ka dhënë nëna e tij e cila shkruan:
“Te nderuar shoke, miq dhe dashamires. Nuk me ben dora te shkruaj per humbjen e te shtrenjtit, djalit tim te dashur Artan Lame. Po ky moment i mallkuar erdhi dhe me shoi ate shprese qe mu ngjall dje. Shpresoja sepse me premtoi qe do kthehej, “ ….-nuk e kam mendjen te e nesermja (qe do operohej) jam mire, jam i qete por po perqendrohem te Muzeu.” Edhe nga gjumi ta zgjoje per Muzeun fliste. Kur Tanin te ma sjellin ketu do t’ju bejme te ditur procedurat e metejeshme”, shkruan ajo.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ