Ndërpritet seanca për Erion Veliaj, avokatët kërkojnë kohë për t’u njohur me dosjen

Seanca për kryebashkiakun Erion Veliaj është ndërprerë, pasi avokatët mbrojtës kërkuan kohë për t’u njohur me materialet e çështjes.

Sipas kërkesës së tyre, është e nevojshme të shqyrtohen 66 fashikujt e dosjes deri në këtë fazë. Për këtë arsye, gjykata vendosi që seanca të rifillojë sot në orën 13:30.

Seanca është një nga më të rëndësishmet për përcaktimin e masës së sigurisë për Veliajn, ndërsa mbrojtja kërkon kohën e nevojshme për të analizuar të gjithë provat e paraqitura nga prokuroria.