Ndërhyrjet në sistemin TIMS/ Prokuroria Tiranë dërgon në gjyq ish-drejtorin e IT në Policinë e Shtetit, Ervin Muça

Prokuroria e Tiranës ka marrë të pandehur Ervin Muçën, ish- drejtor i IT në policinë e shtetit, për hyrje të autorizuar në sistemet kompjuterike, rast i lidhur me kopjimin e të dhënave në sistemin TIMS.

Pasi u la në “arrest shtëpie” dhe u pezullua nga detyra, ish-drejtori i IT-së, në Policinë e Shtetit, Ervin  Muça ka deklaruar se nuk është i përfshirë në ndërhyrjet në sistemin TIMS.

Por, Prokuroria dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore kanë pohuar se është dokumentuar me pamje filmike ndërhyrja që Muça ka bërë në sistemin TIMS, në zyrën e tij.

Ervin Muça pretendon se nuk ka qenë në zyrë atë ditë, por ai është filmuar nga kamerat e bizneseve rreth e rrotull. Ndërkohë, edhe roja ka deklaruar se Muça ka qenë në zyrë ditën që është ndërhyrë në sistemin TIMS.

NJOFTIMI I PLOTE: 

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq të pandehurin E.M., aktualisht me masë sigurimi ‘Arrest në shtëpi’ për veprën penale ‘Hyrje e paautorizuar kompjuterike’ parashikuar nga neni 192/b/2 i Kodit Penal.

Nga tërësia e veprimeve hetimore për çështjen penale nr.5404, datë 01.09.2023, rezultoi se: i pandehuri E.M., në lidhje me procedurat e backup dhe ekstraktimin e të dhënave, nuk ka informuar Drejtorin e Përgjithshem të Policisë së Shtetit, nuk ka një informacion, memo informuese, plan veprimi për problematikat e konstatuara dhe veprimet e ndërmarra për rregullimin e tyre.

I pandehuri E.M., ka urdhëruar punonjësit për hapjen e portave USB. Veprimet janë kryer prej tij deri në orët e vona të natës dhe në godinëjanë futur persona të paautorizuar për të asistuar në procesin e back up, konkretisht shtetasi K. M; jo pjesë e stafit, shpeshherëka hyrë me pinin personal të një punonjësi tjetër jo prezent.

Gjithashtu, vërtetohet qartësisht lidhja midis pajisjes hard disk të sekuestruar me kompjuterin e identifikuar tëlidhur me serverat; lidhjee realizuar për të mundësuar kryerjen e një procesi back up manual, duke eksportuar të dhëna në hard disk. Proces, i cili nuk ka pse të kryhet pasi vetë sistemi automatikisht bën dy back-up-e, për mëtepër në pajisjen hard disk të sekuestruar evidentohen gjurmë të procesit të back up. Sa më sipër, hyrja e paautorizuar kompjuterike është realizuar. Pas hapjes së portave USB, procesi i back up ka filluar, vijuar, por nuk është përfunduar plotësisht.

Lidhur me veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, për të cilin gjithashtu ështëregjistruar procedimi penal nr.5404/2023 ështëvendosur ndarja e çështjes.