Ndarja nga jeta e Zamir Dules/ Çipa: Cungoi jetën e tij për gazetarinë, të shpallet një çmim për gazetarët e kronikës që të mbajë emrin e tij


Kreu i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, Aleksandër Çipa, në fjalën e tij për ndarjen nga jeta të gazetarit Zamir Dule, ka shprehur ngushëllimet e sinqerta për të ndjerin.

Ai ka vlerësuar  punën e gazetarit duke vlerësuar se cungoi  jetën e tij personale, në shërbim të pasionit të tij për gazetarinë.

Çipa ka propozuar që të shpallet një çmim për gazetarinë e kronikës që të mbajë emrin gazetarit Zamir Dules.

“Familjes së Zamir Dules dua t’i shpreh ngushëllime të sinqerta.

 

Ai ishte pjesë e historisë së shkëlqyer të gazetarisë shqiptare në 33 vite. Një martir profesional që falë pasionit nuk u martirizua me humbje jete, por me cungimin e jetës vetjake. Siolli në gazetari modelin e të parit gazetar të profilit, atë të kronikës.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë e një që modeli i tij ia vlen të bëhet një shembull profesional. Tashmë kur ai ka mbërritur në amëshim, duhet të shpallim një çmim për gazetarinë e kronikës që të mbajë emrin gazetarit Zamir Dule”, tha Aleksandër Çipa.