Ndarja nga jeta e Papa Françeskut, Shqipëria shpall 26 prillin ditë zie kombëtare

Këshilli i Ministrave ka vendosur që dita e shtunë, 26 prill 2025, të jetë Ditë Zie Kombëtare për shkak të ndarjes nga jeta të Papa Françeskun.

Ky vendim vjen pas ndarjes nga jeta të Papës ku në shenjë respekti, institucionet publike dhe zyrat shtetërore do të respektojnë shuarjen nga jeta të Atit të Shenjtë.

NJOFTIMI I PLOTE: 

1. Shpalljen ditë zie kombëtare ditën e shtunë, datë 26.4.2025, në shenjë dhimbjeje, respekti e mirënjohjeje për Atin e Shenjtë, Papa Françesku, i cili ndërroi jetë pas një sëmundjeje.

2. Në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike të ulet flamuri kombëtar në gjysmështizë.

3. Ftohen të gjitha stacionet radiotelevizive, publike dhe private që gjatë ditës së zisë kombëtare të transmetojnë muzikë funebër.

4. Ngarkohen të gjitha institucionet shtetërore dhe publike për zbatimin e këtij vendimi.