Ndarja nga jeta e ish-deputetit Gerti Bogdani, reagon Ilir Meta: Krijoi një model pozitiv për të rinjtë
- 18 September, 2024
Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të ish-deputetit të Partisë Demokratike, Gerti Bogdani. Në një postim në rrjetet sociale, Meta shkruan se i ndjeri krijoi një model pozitiv për të rinjtë duke i nxitur të jenë pjesë e vendimmarrjes, ndërsa i shpreh ngushëllimet familjes.
Mësohet se ai është ndjerë keq ndërsa konsumonte një kafe me miqtë e tij, dhe ka shkuar në ambientet e tualetit, ku është gjetur më pas pa ndjenja nga miqtë e tij “Në ambientet e një hoteli ka qenë duke konsumuar kafe me miqtë. Nuk është ndjerë mirë dhe ka shkuar ë tualet. Pas vonesës, miqtë kanë hapur me forcë derën dhe e kanë gjetur pa shenja jete.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ