Ndarja nga jeta e ish-deputetit Andis Harasani, bashkëshortja: Luftoi fort, por e humbëm betejën! Nuk rreshti së…

Ish-deputeti socialist Andis Harasani është ndarë nga jeta në moshën 54-vjeçare, pas një beteje me kancerin. Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur bashkëshortja e tij, Suela Kapllani, përmes një mesazhi prekës në rrjetet sociale.

“Me hidhërim të thellë, njoftojmë humbjen e parakohshme të njeriut tonë të zemrës, babait, bashkëshortit, djalit, vëllait, mikut Andis Harasani. Andisi ynë luftoi për jetën me forcën, besimin dhe vendosmërinë që e karakterizonte gjithmonë. Ai luftoi fort për ne dhe nuk rreshti kurrë së dhuruari dashuri, mbështetje e forcë. Fatkeqësisht, e humbëm betejën kundër kancerit,” shkruan ajo.

Kapllani shton se ajo dhe fëmijët e tyre, Thea dhe Henry, janë mirënjohës për jetën që krijuan së bashku me Harasanin, duke e përshkruar atë si një njeri me humor të pakrahasueshëm, mençuri dhe guxim.

Detajet për ceremoninë e lamtumirës do të bëhen të ditura në vijim.