Ndarja nga jeta e ikonës së teatrit dhe kinematografisë shqiptare, nisin homazhet në nder të aktores Margarita Xhepa në TKOB

Homazhet në nder të aktores Margarita Xhepa, ikonës së teatrit dhe kinematografisë shqiptare, kanë nisur sot në hollin e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit. Xhepa, e cila u nda nga jeta ditën e djeshme në moshën 91-vjeçare, do të nderohet nga 10:00 deri në 13:00.

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, pas komunikimeve me familjen e aktores, ka njoftuar se homazhet do të zhvillohen gjatë orarit të caktuar, për të nderuar kontributin e jashtëzakonshëm të saj në artin shqiptar.