Ndarja nga jeta e Haxhi Thaçit, reagon djali i ish-presidentit Thaçi: Vuajtjet nga padrejtësia të papërballueshme

Djali i Hashim Thaçit, Endriti ka reaguar në rrjetet sociale pas vdekjes së gjyshit të tij, Haxhi Thaçi.

Më 13 mars 2025, ish-presidenti Hashim Thaçi, i cili ndodhet në paraburgim në Hagë që nga nëntori i vitit 2020, kishte marrë leje për të vizituar babanë e tij në spital.

Vizita zgjati rreth tre orë dhe u zhvillua nën masa të rrepta sigurie.
Pas vizitës, Hashim Thaçi u kthye në paraburgim në Hagë.

Gjatë qëndrimit të tij në spital, qytetarë të shumtë ishin mbledhur për t’i dhënë mbështetje ish-presidentit dhe familjes së tij në këto momente të vështira.