Ndalohet anija me flamurin e Tanzanisë, dyshohet për kontrabandë nafte në Durrës

Një anije mallrash me flamurin e Tanzanisë, e quajtur “Aya Zanoubya”, është ndaluar në Portin e Porto Romanos, Durrës, me dyshimet për kontrabandë të sasive të mëdha të naftës. Anija mbërriti më 7 janar me një ngarkesë të deklaruar si çimento, por hetimet e policisë kanë ngritur dyshime për kontrabandë karburanti.

Burime nga dogana dhe policia e Durrësit bëjnë të ditur se anija kishte nisur udhëtimin më 26 dhjetor nga porti tunizian i Gabes. Hetimet tregojnë se ajo mund të ketë bashkëpunuar me një tjetër mjet lundrues për të realizuar kontrabandën me qëllim përfitime financiare.

Policia ka ndaluar disa persona dhe ka shpallur në kërkim të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm. Aktualisht, ekuipazhi dhe pronari i anijes ndodhen nën akuzë, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të skemës së kontrabandës.

Anija “Aya Zanoubya”, e ndërtuar në vitin 1977, ka një gjatësi prej 81.72 metra dhe gjerësi 14.1 metra. autoriteteve doganore në Portin e Durrësit.