Ndalimi i gazetarëve shqiptarë në kufirin grek dje, reagon Rama: Absurd, arsyet nuk i njohim ende!

Kryeministri Rama gjatë takimit me shqiptarët në Selanik ka folur edhe për ndalimin e gazetarëve në kufi, ku shprehet se nuk e di ende arsyen.

Edi Rama: Dua t’u shpreh keqardhjen të gjithë gazetarëve të ardhur dje nga Shqipëri të cilët u bllokuan disa orë në kufi për arsye të panjohur prej ne, por dua të falënderoj ministrin e jashtëm grek për ndërhyrjen e tij dhe zhbllokimin e një situata absurde që kurrë nuk i ka ndodhur për asnjë arsye në kufirin hyrën në Shqipëri