Ndahet nga jeta regjisori i “Fifty Shades of Grey”, James Foley
Pas një beteje disa vjeçare me kancerin në tru, është ndarë nga jeta regjisori i njohur amerikan James Foley, 71 vjeç.
Foley, i njohur më së shumti për regjinë e filmave Fifty Shades Darker dhe Fifty Shades Freed, si dhe Ëho’s That Girl me Madonna-n, u nda nga jeta në gjumë, në mënyrë paqësore, siç raportoi The Hollyëood Reporter.
Nën emrin artistik Peter Percher, ai bashkëpunoi me Madonna-n edhe në disa nga videoklipet e saj më të famshme, përfshirë Live to Tell, Papa Don’t Preach dhe True Blue. Ai ishte gjithashtu dëshmitar nderi në martesën e saj me Sean Penn në vitin 1985.
Në një intervistë të vjetër për Film Freak Central, Foley kujtonte fillimet e tij në Hollyëood si një rastësi fatlume. Ai tregoi se gjatë një feste të shkollës së filmit, regjisori Hal Ashby pa një nga filmat e tij studentor dhe i ofroi mundësinë të shkruante dhe të drejtonte një projekt të ri.