Ndahet nga jeta Osman Mema, legjenda e futbollit shqiptar! Duka: Humbëm një figurë me vlera të mëdha
- 26 September, 2023
Legjenda e futbollit shqiptar, Osman Mema u nda dje nga jeta në moshën 84-vjeçare. Ish-mbrojtësi është futbollisti më i dekoruar në futbollin shqipitar, në karrierën e tij ka luajtur me klubet e Tiranës dhe Partizanit, duke fituar trofe të ndryshëm, mes tyre edhe titullin kampion të Shqipërisë.

I vlerësuar nga FSHF me titullin “Legjenda e Futbollit Shqiptar”, apo edhe “Mjeshër i Madh” nga presidenti i Republikës, Mema ka fituar shtatë trofe kampionësh në Shqipëri dhe zë një vend të rëndësishëm në futbollin shqiptar.
Në lidhje me këtë humbje të “dinastisë Mema” ka reaguar edhe kreu i FSHF-së, Armand Duka. Ky i fundit ka thënë se u largua nga jeta një figurë me vlera legjendare.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ