Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare anëtari i Gjykatës së Lartë, Darjel Sina

Zi në drejtësinë shqiptare. Pas një sëmundje të rëndë, u nda nga jeta anëtari i Gjykatës së Lartë, Darjel Sina.

45-vjeçari  i’u bashkua trupës së gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë në prill të vitit 2022, dhe vinte në këtë detyrë pas një eksperience të gjatë dhe kontributi të rëndësishëm në fushën e së drejtës.

Ndarja e tij nga jeta krijon një boshllëk të madh për të gjithë ata që e njohën dhe punuan me të. Në këto momente të vështira, shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për familjen dhe të dashurit e tij. Jemi pranë jush me zemër dhe mendje. U prehtë në paqe! Me respekt” shkruhet në njoftimin e Gjykatës së Lartë.