Ndahet nga jeta ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha

Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme në Kosovë , Anton Berisha ka ndërruar jetë.

Lajmin për ndarjen nga jeta e kanë bërë të ditur familjarët e tij në rrjetin social Facebook.

Berisha ka shërbyer edhe si ambasador i Kosovës në Slloveni.

“Të dashur familjarë dhe miq, Me pikëllim të thellë dhe zemër të rënduar ju njoftojmë se babai ynë i shtrenjtë, Anton Berisha, sot, më datë 2 janar, pas një sëmundjeje të shkurtër, u nda nga kjo jetë, duke lënë pas një boshllëk të paimagjinueshëm në zemrat tona.