Ndahet nga jeta babai i ish-ministrit të brendshëm, Tahiri: O Ba, si nuk më prite?
Babai i ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahiri është ndarë nga jeta.
Lajmin e ka bërë të ditur Saimir Tahiri me anë të një letre të shkruar. Mësohet se babai i Tahirit, Bashkim Tahiri vuante nga një sëmundje e rëndë prej vitesh dhe kohët e fundit gjendja e tij u përkeqësua duke humbur jetën ditën e sotme.
LETRA:
O Ba, si nuk më prite?
Me sa nxitim e more këtë rrugën e fundit dreqin.
Të ndritë shpirti atje lart!
Mua me bëre dhuratën më të madhe ndonjëherë, më bëre burrë.
Dhe rri i qetë andej, mos u mërzit më. Qesh e gëzohu siç bëje këtu me ne.
Sa here bëhesha gati po nuk ta thoja dot se më vinte zor, por ja po ta them tani që nuk më ëegjon më:
Të dua shume Ba!
Të duam të gjithë shumë shoku Bashkim.
Përgjithmonë!