Nata e Shenjtë e Shna Ndout, “ngrin” Laçi! Mijëra makina krijojnë trafik kilometrik

Nata e Shenjtë e “Shna Ndout” ka sjellë një fluks të jashtëzakonshëm qytetarësh në qytetin e Laçit, duke shkaktuar trafik kilometrik.

Mijëra automjete janë bllokuar në rrugët hyrëse drejt kishës, ndërsa autoritetet kanë ndaluar qarkullimin e makinave drejt pjesës së sipërme të qytetit për të shmangur kaosin dhe për të garantuar sigurinë publike.

Policia e Laçit ka vendosur postblloqe dhe është në gatishmëri të plotë për të menaxhuar situatën, ndërkohë që besimtarët po ndjekin rrugën tradicionale në këmbë për të arritur në vendin e shenjtë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by replika.al (@replikealbania)