Nata e parë e Fest 63, 15 këngëtarë në garë, Noizy dhe Slimane pjesë e show-t magjik
Mbahet në Pallatin e Kongreseve nata e parë e Festivalit të 63 të këngës. Një mbrëmje muzikore e shumë pritur jo vetëm brenda vendit, por edhe në trojet shqiptare, si dhe në diasporë.
Fest 63 shquhet jo vetëm për kompozimet dhe tekstet më të mira të shkruara nga kompozitorët dhe poetët, por do shënon edhe mjaft risi të tjera, të cilat plotësojnë mozaikun e saj.
Nata e parë është e mbushur edhe me emocione jashtë garës së konkurimit. Reperi i njohur shqiptar, Noizy ishte i ftuar special pjesë e Festivalit të 63-të të Këngës në RTSH.
Edhe Slimane, këngëtari i famshëm francez, është i ftuar special në natën e parë të Fest 63, duke sjellë një performancë që pritet të jetë një nga momentet kulmore të festivalit. Ai përfaqësoi Francën në Eurovizion 2024 me këngën e tij “Mon Amour”, një hit që pas suksesit në Eurovizion bëri jehonë ndërkombëtare.
Këngëtarët në garë në natën e parë të Fest 63
1-Orgesa Zaimi
2-Erma Mici
3-Luna Çausholli
4-Ronaldo Mesuli
5-Mihallaq Andrea
6-Kejsi Jazxhi
7-Lorenc Hasrama
8-Jet
9-Djemtë e Detit
10-Nita Latifi
11-Martina Serreqi
12-Alis
13-Shkodra Elektronike
14-Kleansa Susaj
15-Ardit Çuni