“Na duhet një paqe e drejtë dhe e qëndrueshme” – Starmer në Samitin e Komunitetit Politik: Është koha të punojmë së bashku

Lideri i opozitës britanike, Keir Starmer, gjatë fjalës së tij në Samitin e Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, bëri thirrje për më shumë përkushtim ndaj paqes dhe sigurisë në Europë, duke nënvizuar rëndësinë e qëndrueshmërisë në përballjen me agresionin rus.

“Sfida më urgjente është sigurimi i një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme. Duhet të bëjmë më shumë për mbrojtjen tonë,” tha Starmer, duke theksuar se Mbretëria e Bashkuar është gati të luajë rolin e saj në këtë drejtim.

Ai kujtoi se vetëm javën e kaluar kishte shpallur një paketë të re sanksionesh ndaj flotës “hije” ruse dhe paralajmëroi se nëse Rusia nuk ulet në tryezën e bisedimeve, presidenti Vladimir Putin duhet të përballet me pasojat.

“Rusia po tërheq këmbët zvarrë dhe po luan lojëra. Ky armëpushim është jashtëzakonisht i nevojshëm,” theksoi Starmer, duke shtuar se Mbretëria e Bashkuar planifikon të rrisë shpenzimet e mbrojtjes në 2.8% të PBB-së deri në vitin 2027.

“Është koha të punojmë së bashku!” përfundoi ai, duke bërë thirrje për unitet dhe bashkëpunim në përballjen me kërcënimet ndaj sigurisë europiane.