“Na dërgoni urgjentisht një raport për Greqinë” – KQZ letër kompanisë postare pas denoncimeve të PD
- 8 May, 2025
Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi i ka dërguar një kërkesë zyrtare për informacion kompanisë postare DHL, e cila është përgjegjëse për shpërndarjen e fletëve të votimit të diasporës, pas denoncimeve të Partisë Demokratike për manipulim masiv votash në Greqi.
Sipas burimeve, kërkesa e Celibashit kërkon një raport urgjent për mënyrën se si po zhvillohet procesi në Greqi, pas akuzave të ngritura nga drejtuese e PD për diasporën, Jozefina Topalli, e cila pretendon se ka parregullsi të rënda në këtë proces.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ