“Na bëj ndonjë xhiro me shoqet e mia”! Zbardhet ngjarja që dërgoi në qeli Rakipaj, e mitura konsumon lëndë narkotike dhe …

Rinald Rakipaj, 40-vjeçari i cili u arrestua mbrëmjen e datës 25 mars, është lënë në burg me akuzën e nxitjes së përdorimit të lëndëve narkotike.

Rakipaj ka deklaruar në polici se njëra nga vajzat e ka marrë në telefon dhe i ka kërkuar ta çonte për një shëtitje. Ndërkohë, vajzat kanë qenë të trija bashkë dhe i kanë kërkuar Rakipajt të bënin një xhiro me makinë.

Ata kanë shkuar në Novoselë  dhe Akerni por nuk kanë gjetur lokale të hapura dhe më pas janë rikthyer në Vlorë, ku kanë shkuar në një hotel në zonën e Skelës.

Gjatë qëndrimit në dhomë, Rinald Rakipaj ka konsumuar tre birra dhe lëndë narkotike, kokainë. Ndërkohë, njëra prej vajzave ka pirë kokainë kur 40-vjeçari ishte në gjumë, dhe shoqja tjetër e ka filmuar.

Rakipaj ka mohuar në mënyrë kategorike që të ketë kryer marrëdhënie seksuale, por ka pranuar se kanë konsumuar kokainë. Në telefonin e njërës prej vajzave është gjetur një video ku një prej tyre thith kokainë.

Në dëshmitë e tyre, vajzat kanë pohuar se nuk kanë kryer marrëdhënie seksuale. Madje, 40-vjeçari ka deklaruar se kishte folur prej disa ditësh me njërën nga vajzat, e cila i kishte thënë se ishte 18 vjeç. Kur e mori njëra prej tyre në telefon, ajo i tha: “Na bëj ndonjë xhiro me shoqet e mia.”