“Myslimanët i falen Allahut pesë herë në ditë” – Batuta e Ramës për mirënjohjen ndaj BE-së
Në takimin “Shqipëria 2030 në BE- Rruga e Reformave”, kryeministri Edi Rama shprehu mirënjohjen për vlerësimet pozitive që Shqipëria ka marrë nga Këshilli Evropian dhe Bashkimin Evropian për progresin në rrugën e anëtarësimit. Rama theksoi se shqiptarët janë shumë mirënjohës për ekspertizën e marrë nga BE dhe u shpreh me batutë: “Ne ngelëm duke falënderuar BE-në mëngjes, drekë, darkë. Myslimanët falen pesë herë, ne i falemi BE-së më shumë se pesë herë në ditë.”
Kryeministri theksoi besimin e tij të fortë në procesin e integrimit dhe në rolin e BE-së si një “familje” të sigurt, ku shqiptarët mund të kenë një të ardhme pa kërcënime nga e shkuara. Ai vuri theksin se BE nuk është një park për kënaqësi, por një vend ku duhet punuar dhe ku është e mundur të ndjehesh i sigurt dhe i mbështetur për të ardhmen.