Muzika në zi! Reperi i njohur vdes pasi tentoi t’i arratiset policisë
Reperi i njohur, Young Scooter, emri i vërtetë Kenneth Edward Bailey, ka ndërruar jetë në moshën 39-vjeçare pas një aksidenti të rëndë, kur u përpoq të arratisej nga policia në Atlanta.
Sipas autoriteteve, ai pësoi një lëndim të rëndë në këmbë gjatë përpjekjes për të kaluar gardhin dhe vdiq më pas në spital.
Vdekja e tij u konfirmua nga zyra e ekzaminuesit mjekësor të Fulton.
Ngjarja e fatale ndodhi ditën e tij të lindjes, kur policia u përgjigj ndaj një raporti për të shtëna në një shtëpi në William Nye Drive SE.
Pas mbërritjes së oficerëve, dy burra u larguan nga shtëpia, dhe njëri prej tyre kërceu gardhin në përpjekje për të ikur. Policia theksoi se lëndimi i Bailey-t ka ndodhur gjatë arratisjes dhe nuk ishte shkaktuar nga oficerët.