Muzeu i Krujës ‘magnet’ për turistët, Hafizi: Vizitorët me kombësi të ndryshme shfaqin interes të lartë

Muzeu Historik Kombëtar i Krujës në gjashtë muajt e parë të këtij viti ka tërhequr një numër të lartë turistësh vendas dhe të huaj.

Muzeu Kombëtar Gjergj Kastrioti Skenderbeu, Muzeu Etnografik dhe Pazari karakteristik ka shënuar një rritje në krahasim me të njëjtën periudhë nga viti i kaluar.

Drejtori i Muzeut Kombëtar, Mehdi Hafizi tha se vizitorët janë nga Kombësi të ndryshme, dhe kanë shfaqur interes të lartë për qendrën muzeore Krujë, ku numrin më të lartë të turistëve të huaj gjatë këtij gjashtë mujori e zënë vizitorët nga Kina, ltalia, Spanja vizitorë koreane, japoneze, dhe së fundmi janë polakët në numër të lartë.

Shifra është e kënaqshme me 95. 000 turistë, ku është dhe kulmi sezonit.

Pritet gjithashtu dhe muajt e ardhshëm pritet një rritje nga vizitorët e huaj.

Hafizi tha se turistëve po ofrohet shërbimi i duhur nga personeli në ambjentet e Muzeut.

Gjithashtu me shtimin e numrit të turistëve, është përmirësuar dhe aktiviteti i bizneseve ne Pazarin Karakteristik.