Muzeu “Gjon Mili” në Korçë mahnit turistët e apasionuar pas fotografisë

Muzeu “Gjon Mili” në Korçë është nga më të vizituarit, kryesisht nga turistë elitarë të huaj që njohin jo vetëm artin e fotografisë por mbi të gjitha fotografin me famë botërore.

Edhe vitin e kaluar por dhe në këtë fillim vit, turistët që vizitojnë muzeun e fotografit me një stil krejt të veçantë janë të shumtë nga vende të ndryshme të botës.

Bashkëshortët kanadezë Jeff dhe Christian Denhartam vizitojnë për herë të parë qytetin më të madh në juglindje të vendit por e kanë patur të pamundur mos vizitojnë muzeun Gjon Mili.

Përgjegjësi i muzeut Kristi Ktona tha se turistët janë nga e gjithë bota, të cilët janë njohur me fotografitë e Gjon Milit por kur vizitojnë muzeun habiten me faktin se fotografi është shqiptar nga qyteti i Korçës.

Në muzeun Gjon Mili në Korçë janë të ekspozuara 240 fotografi , të cilat përshkruajnë artistë, sportistë dhe figura të njohura shoqërore nga Roma deri në Hollywood.