Murtaja shfaqet tek delet! Një vatër e re në fshatin Trush në Shkodër, preken 200 krerë

Përhapet më shumë sëmundja e murtajës në territorin e Bashkisë Shkodër.

80 krerë dele kanë ngordhur si shkak i kësaj sëmundje në familjen Qokthi në fshatin Trush. Si rrjedhojë do të bëhet edhe asgjesimi i 200 krerëve të tjera për të mos përhapur sëmundjen ka pranuar fermeri Kujtim Qokthi.

Të paktën 55 milionë lekë është dëmi ekonomik i shkaktuar në këtë familje, teksa i bëjnë apel shtetit për ndihmë, pasi mundi i 30 viteve punë po shkon bosh.

Sipas fermerit Qokthi, kjo sëmundje ka ardhur nga Maqedonia e Veriut dhe Greqia.