Situata në lidhje me murtajën te bagëtitë e imta vijon të jetë problematike në vendin tonë.
Burime bëjnë me dije një tjetër rast përhapjeje të kësaj sëmundjeje që shkaktoi ngordhjen e disa krerë bagëtive të imta.
Ngjarja ka ndodhur në një fermë të fshatit Sukth, Thumanë Krujë ku raportohet se kanë ngordhur 10 bagëti të imta të prekura nga kjo sëmundje.
Kujtojmë që pak ditë më parë u shënua një tjetër rast në zonën e Bulqizës ku u shënuan 150 bagëti të ngordhura pasi ishin prekur nga ko sëmundje.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ