Nëse muri i betonit në fund të pistës nuk do të ekzistonte, viktimat e avionit të rrëzuar në Korenë e Jugut mund të ishin shmangur sipas ekspertit të aviacionit, David Learmount.
“Ju e patë shumë mirë avionin duke rrëshqitur, shtoi ai. Mjeti ishte nën kontroll, ishte fare mirë deri në momentin që goditi murin e u kthye në një lëmsh flakësh. Nëse nuk do të kishte pasur mur atje, të gjithë do të ishin gjallë tani”, u shpreh me bindje ai.
Kutia me të dhënat e fluturimit megjithatë duket se ka pësuar dëmtime të jashtme, e është dërguar në një qendër të specializuar analize në Seul për të parë se sa informacion mund të nxirret prej saj dhe nëse do të jetë e nevojshme të dërgohet në Shtetet e Bashkuara.
Ministria e koreano-jugore e transportit pretendon se kulla e kontrollit e kishte paralajmëruar pilotin për një grup zogjsh në zonë dhe e ka udhëzuar të ndryshojë kursin pak pasi ai bëri thirrje për procedurë emergjencë. Përpjekja për ulje ndodhi rreth dy minuta më vonë.