Mungon Djokovic, tenisti spanjoll merr kreun në rast suksesi në Kaliforni
Mungesa e Novak Djokovic në Indiana Wells ka shtuar urinë tek rivalët. Carlos Alcaraz konsiderohet si favoriti i madh për të fituar trofeun në turneun amerikan dhe në rast të një triumfi do të ngjitej në krye të renditjes së ATP.
Bashkë me titullin, 19-vjeçari jo vetëm do të rikthehej në kryesim, por do të përfshihej edhe në historinë e tenisit botëror. Alcaraz do të bëhej spanjolli i pestë që arrinë fitoren në Kaliforni përgjatë historisë 50-vjeçare të saj.
Numri 1 i tenisit spanjoll synon të përsërisë suksesin e arritur më parë në legjenda të këtij sporti. I pari që fitoi në Indiana Wells është Jose Higuersa.
Në vitin 1983 ai triumfoi ndaj amerikanit Teltscher, në një turne ku eliminoi gjashtë tenistë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në vitin 2000, Alex Corretja e kurorëzoi pjesëmarrjen me titull, me Indiana Wells që fitoi trofeun më të rëndësishëm në karrierë.
Më pas në listë është Rafael Nadal, i cili e ka fituar tre herë këtë turne. 36-vjeçari e ka fituar në 2007 kundër Novak Djokovic, ndaj Murray dy vite më pas dhe në 2013 ndaj Juan Martin del Potro, ndërsa në dy raste dështoi në finale.
Ndërkaq, dy vite më parë, Paula Badosa është e vetmja spanjolle që ka fituar turneun kalifornian.