Mungoi 4 ditë në publik, Sali Berisha flet për gjendjen e tij shëndetësore

Kryedemokrati Sali Berisha është rikthyer sot në publik pas katër ditësh mungese dhe nuk u paraqit në SPAK për zbatimin e masës “detyrim paraqitje”, për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.

Gjatë një konference për media në selinë e Partisë Demokratike, ish-kryeministri sqaroi se ishte përballur me një problem shëndetësor, konkretisht një gjendje virale, por theksoi se kjo nuk pati ndonjë ndikim të veçantë në shëndetin e tij.

“Jam transparent, nuk bëj si ai tjetri. Unë një ditë pata problem shëndetësor dhe njoftoj publikun. Kisha një gjendje virale që kaloi pa asnjë ndikim të veçantë,” deklaroi Berisha.