“Mundësia” merr mandatin e dytë në Tiranë, PD-ASHM humb një vend në Parlament

Partia “Mundësia” ka arritur të sigurojë mandatin e dytë në qarkun e Tiranës, duke i marrë një vend Partisë Demokratike në Parlament, sipas projeksioneve të fundit.

Kjo fitore e mundshme e çon në dy numrin e deputetëve të kësaj partie në Kuvend, me Erald Kaprin që i bashkohet Agron Shehajt si përfaqësues të “Mundësia”.

Në qarkun e Tiranës mbeten ende për t’u numëruar 51 kuti votimi, por me këtë rezultat koalicioni PD-ASHM pritet të mbetet me 13 deputetë në kryeqytet, duke humbur një mandat të rëndësishëm në garën parlamentare.