”Mund ta quani koalicion “Fitimtar”, Berisha pas mbledhjes: Do dalim në koalicion me PL, PBDNJ dhe PDK

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar me një deklaratë për mediat në lidhje me koalicionet  e 14 majit.

Ai tha se do të dalin në koalicion me PL, PBDNJ dhe PDK. Berisha u shpreh pozitiv, duke thënë se koalicionin mund ta quajnë ndryshe edhe fitimtar.

Do të dalim në koalicion me PL, PBDNJ dhe PDK. Do të jenë në përputhje me ligjin. Koalicioni do të përfshijë të gjithë spektrin e djathtë.

Koalicioni i gjerë fare do të jetë me shumë parti që zotohen të mbështetin kandidatët. Ka një ligj që merret përbazë rekordi elektoral. Mund ta quani koalicion “Fitimtar”, ashtu do të dalim, shihni Ramën, fytyrën skëterrë e ka”, tha ai.