“M’u lodhën sytë dhe zemra”/ 1 vit nga vrasja e Liridona Ademajt, i vëllai rrëfen momentin kur lajmi i kobshëm i “trokiti” në derë: Më kujtohet se si…

Sot, një vit nga ngjarja makabër e 29 nëntorit 2023, ku 31-vjeçares Liridona Ademaj iu mor jeta padrejtësisht dhe barbarisht para syve të fëmijëve të saj me urdhër të bashkëshortit, Naim Murseli.

Ditët kalojnë, por dhimbja dhe malli për të renë të cilën e “shkulën”  me forcë nga gjiri i ngrohtë i familjes së saj, veçse rritet.

Këtë e thotë përmes rreshtave vëllai i Liridonës, Leonard Ademaj  i cili është duke “luftuar” për drejtësi dhe është betuar mbi varrin e së motrës që nuk do të ndalet derisa autorët të marrin dënimin e merituar.

Në llogarinë e tij në “Facebook”, Leonardi ka rrëfyer natën e tmerrshme ku lajmi i kobshëm për vrasjen e së motrës i trokiti në derë.

“Ende e mbaj mend sa e dhimbshme ishte ajo natë, sa më ishin lodhur sytë dhe zemra. Më kujtohet ende se si për pak sa nuk më merrej fryma ndërsa po qaja,dhe se si po përpiqesha të ndaloja zhurmën që mund të bëja. Nuk do ta harrojmë  kurrë sa e vështirë ishte për ne, nuk do ta harrojmë kurrë atë dhimbje”, shkruan ai, teksa më tej shton se malli për të asnjëherë nuk do të shuhet, as për Diarin dhe Dionin, dy vogëlushët e saj për të cilët që më 29 nëntor 2023 është kthyer në një engjëll që i mbron nga qielli.

ujtojmë se më 29 nëntor të vitit të kaluar, Kosova dhe Shqipëria u tronditën nga një vrasje makabër.

Viktimë mbeti një nënë e re, Liridona Ademaj, e cila u vra barbarisht në sy të dy fëmijëve të saj të mitur me urdhër të bashkëshortit të saj, Naim Murseli.

31-vjeçarja u vra pa mëshirë me një plumb në qafë në një zonë të shkretë në fshatin Sinidoll të Prishtinës.  E gjithë ngjarja ndodhi në automjetin ku Liridona së bashku me dy fëmijët e saj të mitur dhe bashkëshortin ishin duke u kthyer për në banesë pas një darke që kishin konsumuar së bashku si familje.

Fillimisht u raportua se ngjarja ndodhi pasi një person tentoi t’i grabisë, mirëpo pas hetimeve të bëra nga autoritetet kosovare rezultoi se ishte bashkëshorti i saj ai i cili kishte paguar njerëz për të vrarë gruan me të cilën kishte më shumë se 10 vite i martuar.

Për këtë ngjarje në pranga janë tre persona, Naim Murseli, Granit Plava i cili dyshohet që është dhe vrasësi  dhe Kushtrim Kokalla.

Por, ndonëse po bëhet gati një vit nga kjo ngjarje barbare ende Prokuroria Themelore E Prishtinës nuk ka ngritur aktakuzë ndaj Murselit dhe dy të dyshuarve të tjerë, të cilët janë duke u mbajtur në paraburgim që nga koha kur ka ndodhur vrasja. Tre të dyshuarit po mbahen në paraburgim në Burgun e Sigurisë së Lartë.

Postimi i plotë:

Sot u bë 1 vit që nga vdekja jote motër.

Na mungon pa fund, malli për ty shtohet dita e dites e mungesa jote vrehet çdo moment.

Do të kujtojmë gjithmonë me mallë, si një motër e mrekullueshme, një vajzë e bukur, një Nënë fantastike, e një grua e fortë. Të moren nga ne në moshën me të mire, e në mënyren me dinake.

Ende e mbaj mend sa e dhimbshme ishte ajo natë, sa më ishin lodhur sytë dhe zemra.

Më kujtohet ende se si për pak sa nuk më merrej fryma ndërsa po qaja,dhe se si po përpiqesha të ndaloja zhurmën që mund të bëja.