“M’u duk vetja si në pleniumet e PPSH”- Noka: Kryeministri u tall e pensionistët, ju e duartrokisni! Më kujtoni kohët e qoftëlargut
Deputeit i PD-së, Flamur Noka, u shpreh në Kuvend pas fjalës së kryeministrit Rama se ky do të jetë buxheti i fundit që mazhoranca do të ketë mundësinë të miratojë.
Ai u shpreh se kryeministri u tall me pensionistët, ndërsa deputetët socialistë e duartrokitën, duke i rikujtuar “pleniumet e dikurshme të PPSH-së”.
“Foli dhe fyu mbetja e pariciklueshme e këtij vendi. Në qoftë se ka mbetje të pariciklueshme në këtë vend, ky që doli ishte. E dyta, ka turp më të madh?! Kur isha i ri shikoja pleniumet e dikurshme të partisë tuaj, ku ngriheshin në këmbë dhe duartrokisnin në kor, po a ka neveri më të madhe se kjo sot“, tha Noka.
Ndër të tjera demokrati tha se që nga 2014 deri tani, qeveria ka inaguruar sipas tij vetëm 20km autostradë, dhe janë rrugë me çmime 10 fish më shtrenjtë se rajoni.
“Jeni të habitshëm. Mbetja e pariciklueshme ka vetëm rrugën e largimit vitin tjetër, sepse ky është buxheti i fundit që do të keni mundësi të miratoni”, tha ai.
E treta, si mundet të dëgjojmë këtu mashtrime të pafytyra, është trefishuar buxheti tha, ku është trefishuar? Është trefishuar për ju, hajdutët, se për qytetarët “noc rrokun” tha. U tall me pensionistët.
Ju duartrokisnin këtë mbeturinë të pariciklueshme. 50 mijë leke ka qenë bonusi për pensionistët dhe rrogë të 13-të në kohën e Berishës, ku e ka ky “noc rroku” shpërblimi e viti të ri dhe rrogën.
Foli për bonusin e bebeve, po 60% e tyre lindin jashtë Shqipërisë, prandaj ky kakaris këtu para jush, dhe ju e duartrokisni dhe më kujtoni kohët e qoftëlargut.
Foli për buxhetin e shëndetësisë, për cilin buxhet? Atë të Vilmës që ju e fshehët dhe se çuat në komisionin. Buxheti i shëndetësisë shkon te Vilma, që nxjerr burra shtatzënë dhe gratë me prostatë. Foli për bujqësinë e Fridës, që paratë e taksapaguesve evropianë bëri fshatra turistikë dhe nuk shkuan te fermeri.