Motra e Egli Progës thyen heshtjen: Vëllain e gjeta me fraktura, ambulanca vonoi, mund të kishte shpëtuar
Teksa kanë kaluar 3 ditë nga vrasja e Egli Progës në Pogradec, familjarët e viktimës vazhdojnë të jenë të tronditur. Motra e 42-vjeçarit, Jona Proga ka thyer heshtjen. Mes lotësh, ajo rrëfen se si e mori vesh lajmin për të vëllain. Aludimet se shkak i vdekjes është pija, ka irrituar familjarët e të ndjerit. Jona Proga, thotë ndër të tjera se i vëllai ka pasur fraktura të shumta, duke lënë të nënkuptohet se njoftimi fillestar policor nuk duhet të ishte për pije, por se shkak ishte bërë dhuna. Egli Proga u rrah barbarisht nga Denis Meçe para një dyqani në afërsi të qendrës së qytetit të Pogradecit