Motomjeti përplaset me makinën, humb jetën 25-vjeçari në Bilisht

Një aksident me vdekje është shënuar në qytetin e Bilshtit rreth orës 11:00,  ku një motomjet me drejtues B. S., 67 vjeç është përplasur me një automjet. Përplasja ka qenë e fortë dhe ka rezultuar fatal për 25-vjeçarin me ineciale B.S., i cili ka ndërruar jetë në vend.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat, ndërsa kanë nisur hetimet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Devoll/Informacion paraprak

Rreth orës 11:10, në hyrje të qytetit të Bilishtit motomjeti me drejtues shtetasin B. S 67 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin B. K., 25 vjeç.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit, shtetasi B. S.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.