Motomjeti del nga rruga, arrestohet drejtuesi 33-vjeçar në Vlorë! Plagoset rëndë nëna e tij
- 16 June, 2025
Një 33-vjeçar është arrestuar në Vlorë, pasi motomjeti që ai drejtonte doli nga rruga dhe për pasojë mbeti e plagosur rëndë nëna e tij e cila ndodhet në spitalin e Traumës.
Aksidenti ndodhi në rrugën ‘Livadhja-Shalës’.
“A. Xh., 33 vjeç, banues në Livadhja, pasi duke drejtuar motomjetin, në rrugën “Livadhja-Shalës”, ka humbur kontrollin dhe për pasojë motomjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti është dëmtuar rëndë pasagjerja, nëna e tij, shtetasja A. Xh., 59 vjeçe, e cila po merr mjekim në Spitalin e Traumës, Tiranë”, njofton policia.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ