Moti sot, largohen reshjet e shiut, çfarë ndodh me temperaturat
Situata atmosferike pritet të ndryshojë këtë të shtunë në territorin Shqiptar duke sjellë dobësim të dukshëm të vranësirave dhe shirave.
Megjithatë do të mbeten prezente në zonat e thella malore veriore dhe verilindore.Parashikohet që orët e pasdites të dominohen nga alternime kthjellimesh dhe dhe vranësirash të shpeshta në pjesën më të madhe të territorit, ku në skajin Juglindor do të ketë momente me pika shiu.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në vlerat minimale, por rriten maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 4°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 24°C vlera maksimale e cila do të regjistrohet në qarkun e Fierit.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 35 km/h nga drejtimi; Veriperëndimor; duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1 -2 ballë.