Moti me shi dhe erë në Durrës/ Shtyhet ndeshja e Superligës mes Dinamos dhe Teutës
- 11 March, 2024
Ndeshja e javës së 27 të Superligës mes Dinamos dhe Teutës nuk do nisë në orën 17:00 siç ishte parashikuar më herët, por në orën 18:00. Departamenti i garave në FSHF ka bërë me dije se ky ndryshim vjen për shkak të kushteve atmosferike në qytetin e Durrësit ku është edhe stadium “Niko Dovana”.
Dinamo-Teuta shndërrohet kështu në ndeshjen e fundit që mbyll këtë javë të Superligës, teksa në orën 17:00 në Korçë luhet sfida mes Skënderbeut dhe Vllaznisë, e vlefshme për kreun e renditjes
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ