Moti i keq/ Rrëshqitje dherash në Postribë, bllokohet aksi Mes-Ura e Shtrenjtë! Përmbytet lagjja ‘Besëlidhja’ në Lezhë! Dibra ‘mbulohet’ nga dëbora

Reshjet e dendura të shiut të rëna gjatë natës, krijuan probleme në Lezhë. Në blloqet e banimit “11 janari” dhe “11.2 hektarë” të lagjes “Besëlidhje”, pasi prezence uji në rrugë, duke vështiresuar lëvizjen e qytetareve dhe automjeteve.

Kanalizimet nën tokësore nuk e përballuen nivelin e lartë të prurjeve, duke sjellë këtë situatë problematike. Prezenca e ujit në disa zona dhe reshjet e dendura të shiut, krijuan dhe trafik të rënduar në qytet gjatë mëngjesin e së hënës. Ndërkohë nga moti i keq janë krijuar probleme dhe me furnizimin me energji elektrike në disa fshatra, ndërsa grupet e punës të OSHEE ndodhen në terren për riparimin e defekteve.

Ndërkohë për shkak të motit të keq ka rrëshqitje dherash në Postribë dhe për pasojë është bllokuar aksi Mes-Ura e Shtrenjtë.

Vijon…